Përfundoi pjesa e parë e Superkupës: Prishtina në epërsi
23 Janar 2021
Përfundoi pjesa e parë në ndeshjen në kuadër të Superkupës së Kosovës, ku Drita është në disavantazh kundër skuadrës së Prishtinës.
“Plisat” e filluan ndeshjen shumë mirë, ku në minutën e 3’ e zhbllokoi rezultatin Qëndrim Zyba. Drita ishte e shpejtë në reagim, ku me golin e Kastriot Rexhës në minutën e 7’ arritën të barazojnë shifrat në 1:1.
Rezultati ishte i barabartë deri në minutën e 22’, ku nga një penallti e akorduar në favor të Prishtinës, Besnik Krasniqi realizoi nga pika e bardhë, vetëm për ta vendosur Prishtinën përsëri në epërsi.
Të dy skuadrat janë duke zhvilluar lojë të tensionuar dhe pas 45’ minutave lojë, rezultati momental është 1:2 në të mirë të Prishtinës.