Përfundoi pjesa e parë, Kosova në epërsi ndaj San Marinos

 

Kosova është në epërsi, 2:0 në miqësoren kundër San Marinos që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dy golat e pjesës së parë i realizoi sulmuesi Vedat Muriqi në minutat 28 dhe 45.

“Dardanët” dominuan në fushë duke krijuar edhe raste të tjera për shënim.

Vlen të përmendet që Besar Halimi e goditi shtyllën në minutën 40.

Back to top button