Skuadra e Istogut fitoi pjesën e parë ndaj Prishtinës

Skuadra e Istogut fitoi pjesën e parë ndaj Prishtinës

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë kanë filluar ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll. Në kuadër të kësaj, ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes hendbollistike që po zhvillohet ndërmjet klubit hendbollistik Prishtina dhe Istogu, shkruan rtv21.tv

Në gjysmën e parë të këtij takimi që u zhvillua në konkurencën e femrave të dy ekipeve të lartëcekura, triumfoi klubi  i femrave të Istogut, i cili e fitoi pjesën e parë me rezultat 13-11 kundrejt ekipit të Prishtinës.

Kjo ndeshje po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Hendbollit të Kosovës dhe po transmetohet Live në RTV 21Plus. Ndërsa nesër do të të zhvillohet finalja e madhe, cila fillon nga ora 16:30 dhe transmetohet po ashtu Live në RTV 21PLUS./21Media