Skuadra e Kastriotit e fitoi pjesën e parë ndaj Prishtinës

Skuadra e Kastriotit e fitoi pjesën e parë ndaj Prishtinës

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë kanë filluar ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll. Në kuadër të kësaj gare, ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes hendbollistike në konkurrencën e meshkujve që po zhvillohet ndërmjet klubeve hendbollistike, Prishtina dhe Kastrioti, shkruan rtv21.tv

Në gjysmën e parë të kësaj ndeshjeje, në konkurrencën e meshkujve, fitoi ekipi i Kastriotit me rezultat 16-12, përballë skuadrës së Prishtinës.

Kjo ndeshje po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Hendbollit të Kosovës dhe po transmetohet Live në RTV 21Plus. Ndërsa nesër do të të zhvillohet finalja, cila fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet po ashtu Live në RTV 21PLUS./21Media