Përfundoi takimi në rezidencën e Hovenier, nuk deklarohen për medie

Ka përfunduar takimi joformal i ambasadorit të ShBA-së, Jeffrey Hovenier, me pjesëmarrësit të cilët në një takim të mbajtur më 31 janar nga Ambasada e SHBA-së kanë biseduar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në rezidencën e ambasadorit Hovenier, ku u mbajt takimi nuk pati deklarime për medie.
Në pritjen e diplomatit amerikan ishin ambasadorë të tjerë të akredituar në Prishtinë, përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.
19: 05 ​Nis takimi në rezidencën e ambasadorit Hovenier
Ka nisur takimi joformal i ambasadorit të ShBA-së, Jeffrey Hovenier, me pjesëmarrësit të cilët në një takim të mbajtur më 31 janar nga Ambasada e ShBA-së kanë biseduar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në rezidencën e ambasadorit Hovenier, ku edhe po mbahet takimi kanë arritur ambasadorë të tjerë të akredituar në Prishtinë, disa përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë muajin e kaluar organizoi një diskutim me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ambasadori Hovenier ka kërkuar nga Qeveria që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, siç ka thënë ai, i cili mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, të pavarur, multietnik dhe demokratik.

Back to top button