Pesë automjete të misionit të EULEX-it me hetuesit e Zyrës së Prokurorit Special, tashmë janë larguar nga shtëpia e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Dastid Pallaska, avokat i ish presidentit Hashim Thaçi  pas përfundimit tha se qëllimet e bastisjes ishin të përgjithëshme.

“Mbetet ende e paqartë si në aspektin procedural edhe në atë logjik që bastisjet të kryhen pas ngritjes së aktakuzës. ajo që kjo bastisje sygjeron është se aktakuza kundër Thaçit ashtu siç është konfirmuar mbetet një shënjestër në lëvizje  përkatësisht duket se prokuroria ende kërkon prova për të mbështetur një aktakuzë që tani më e kanë ngritur”, tha ai.

Bastisja ka filluar që nga orët e hershme të mëngjesit. 21Media