Kanë përfunduar edhe ndeshjet e javës së fundit në Bundesligë gjermane.

Bayern Munich është shpallur kampion, duke e siguruar titullin e tetë me radhë javë më parë, ndërsa sot ka arritur fitore të pritur në udhëtim tek Wolfsburg.

Interesant në javën e fundit në Bundesligën gjermane ishte gara për vendet që dërgojnë në garat ndërkombëtare si dhe vendi që dërgon në Play-Off për qëndrim edhe për një vit në Bundesligë.

Dortmund, Leipzig. Borussia Monchegladbach së bashku me kampioni, Bayern Munich kanë siguruar vendet që sigurojnë pjesmarrjën në Ligën e Kampionëve, ndërsa për në Europa League janë kualifikuar skuadra si Bayern Leverkusen dhe Hoffenheim.

Wolfsburg pas humbjes së pësuar nga Bayerni mbetet në pozitën e shtatë, pozitë kjo që siguron pjesmarrjën në ndeshjet kualifikuese për në Europa League.

Me fitoren 6:1 të arritur, Werder Bremen siguron edhe një mundësi që përmes ndeshjeve të Play-Offit të sigurojë edhe për një vit qëndrim në Bundesligë.

Kujtojmë që Milot Rashica ishte një ndër lojtarët më të mirë në ndeshje duke shënuar një gol dhe asistuar dy herë për skuadrën e tij.

Ndërsa nga Bundeslga janë përshëndetur skuadra si Dusseldorf dhe Paderbon.