Ka përfunduar pas disa orësh intervistimi i presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë.

Thaçi ka bërë të ditur intervistimi do të vazhdojë nesër.

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme në mes të avokatit dhe prokurorëve, çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në kështu që do të vazhdon nesër”, ka thënë Thaçi para gazetarëve.

🔴 Deklarata e presidentit Thaçi në Hagë

Posted by Hashim Thaçi on Monday, 13 July 2020

 

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura./21Media