Ka përfunduar ndeshja mes Real Madridit e Chelseat me rezultatin e barabartë 1:1.

Chelsea ka arritur që të sigurojë një barazim tejet të vlefshëm në ndeshjen e parë si mysafir kundër Realit, ndeshje kjo e vlefshme për gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht, ishte Pulisic ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 14’ për Chelsean, ndërsa shifrat për Realin në 1:1 i barazoi sulmuesi francez Karim Benzema në minutën e 29’.

Chelsea do ta presë Real Madridin në “Stamford Bridge” në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales, ku ka në avantazh golin e shënuar si mysafir, që do të thotë që skuadrës londineze i mjafton vetëm barazimi pa gola për të vazhduar në finale.