Ka përfunduar ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit.

Ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Kupës së Kosovës, ka përfunduar me rezultat të barabartë, pa gola 0:0.

Finalisti pritet të mësohet në ndeshjen e dytë, e cila do të zhvillohet në Drenas.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshmë është zhvilluar edhe gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, ndeshje kjo e cila përfundoi me fitoren e thellë të skuadrës nga kryeqytetit me rezultat 3:0