Bayerni po shkëlqen në ndeshjen ndaj Barcelonës, në çerekfinale të Championsit.

Ai ka mbyllur 45 minutat e para të çerekfinales ndaj Barcelonës me epërsi të lartë 4-1.

Thomas Muller me dy gola si dhe Ivan Perisic e Serge Gnabry me nga një ishin realizuesit për Bayernin, teksa David Alaba me një autogol shënoi të vetmin gol për Barcelonën.