Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit. Skuadra e Llapit ka arritur të mbyll 45 minutat e parë me epërsi minimale 1:0.

Djelmoshat e Tahir Batatinës arritën të gjenin golin e epërsisë qysh në minutën e tretë të ndeshjes, me anë të Elvis Prençit, i cili ka arritur të realizoj pas një ndërprerje të skuadrës vendase.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e parë në Superligën e Kosovës pas rikthimit të futbollit kosovar./kp