Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën në të cilën raportoi kryeministri Avdullah Hoti para takimit në Uashington më 27 qershor dhe pati debat parlamentar për dialogun me Serbinë.

Gjysmë ore pas mesnatës, grupet më të mëdha parlamentare tërhoqën diskutimet.

Kurse, Memli Krasniqi nga PDK-ja tha se kanë propozuar një rezolutë nga raportimi i kryeministrit në seancë, por se për shkak të mungesës së kuorumit do të kërkojnë që të diskutohet dhe plotësohet  në seancën e radhës dhe të vendoset për votim.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani propozoi që seanca të vazhdojë të enjten në orën 10:00, kur do të votohet rezoluta e propozuar nga PDK-ja./kallxo