Përfundon seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve për rastin “Sekiraqa-Capat”
(Lajm i përditësuar)
Përfundon seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve për rastin “Sekiraqa-Capat”
Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma, me c’rast mbeti i vrarë një person në lagjen Aktash të kryeqytetit.
Jo siç ndodhë zakonisht, ndaj të dyshuarve u mbajt seancë dëgjimore brenda Klinikës së Ortopedisë dhe asaj së Kirurgjisë Abdominale pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, aty ku të dyshuarit po trajtohen.
Të pranishëm ishin prokurorë, gjyqtarë dhe avokatë, porse pavarësisht insistimit të mediave, ata nuk pranuan të prononcohen rreth kësaj.
Gjatë kohës kur po mbahej seanca dëgjimore pati forca të shtuara të Policisë së Kosovës, derisa edhe pas përfundimit të tyre, disa prestarë të PK-së po vëzhgojnë situatën brenda këtyre hapësirave.
Në seancë pritet që të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit.
Ndryshe, përleshja mes dy grupeve ‘Capat dhe Sekiraqët’ që ndodhi të dielën në mbrëmje, e nga e cila mbeti i vdekur Premtim Gashi.
Rasti “Sekiraqa-Capat”, nis seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve në QKUK
Ka nisur seanca dëgjimore dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmjen e 1 shtatorit në “Aktash” në Prishtinë.
Siç shihet edhe në disa fotografi forca të shtuara të Policisë janë duke qëndruara para Klinikës së Ortopedisë.
Ndryshe, përleshja mes dy grupeve të njohura në kryeqytet ndodhi të dielën në mbrëmje, e nga e cila mbeti i vdekur Premtim Gashi.
I pranishëm është edhe kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.
Vrasja në Aktash, seanca ndaj pesë të dyshuarve mbahet sot në QKUK
Seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmjen e 1 shtatorit në “Aktash” në Prishtinë, pritet të mbahet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se seanca pritet të mbahet në orën 14:00.
Në këtë seancë, pritet të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.