Përfundon seanca ndaj të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit

Nesër merret vendimi për të dyshuarit se a do t’iu vazhdohet paraburgimi

Ka përfunduar seanca në të cilën është shqyrtuar kërkesa për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit. Ndërsa, nesër do të merret vendimi nëse do të vazhdohet apo do të përfundojë masa e paraburgimit.

Avokatët thanë se është marrë gjykimi që është bërë deri tani. Sipas tyre, janë për t’u intervistuar 40 dëshmitarë, që për ta janë të panjohur.

Ndryshe, Gjykata Themelore të pandehurve N.S, M.R dhe D.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, nga data 23.11.2018 deri me datë 23.12.2018.

Kjo seancë dëgjimore ndaj tre të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e Olivier Ivanoviqit u mbajt me dyer të mbyllura./21Media

Back to top button