Ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku u diskutua për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

Kryetarja e Gjykatës, Arta Rama-Hajrizi njoftoi se kur gjykata të marrë vendim, palët do të njoftohen.

“Këto argumente ose argumentet plotësuese që dëgjuam sot, mund të përmbledhen dhe të dorëzohen me shkrim deri më datën 7 në Kushtetuese. Përmes kësaj seance, gjykata ka precizuar qëndrimet e të gjithëve”, u shpreh Rama-Hajrizi.

Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në Kushtetuese pas votimit të Qeverisë Hoti nën pretendimet se kjo qeveri është jolegjitime, pasi që votën e 61-të pro saj e ka dhënë deputeti Etem Arifi, i dënuar me vendim të prerë nga Gjykata./21Media