Përfundon takimi i Kryesisë së LDK-së
26 Dhjetor 2020
Ka përfunduar takimi i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili kishte filluar nga ora 10:00.
Zyrtarët e saj nuk janë deklaruar për media.
Imet Beqiri tha shkurt se “ka emra sa të duash” kur u pyet nëse në mbledhjen e Kryesisë kanë vendosur për kandidatin për kryeministër.
Në anën tjetër, nënkryetari i partisë Agim Veliu u shpreh se ende nuk ka asnjë emër. Ai tha se janë duke biseduar për kriteret në radhë të parë./21Media