Përfundon takimi VV-LDK: Nuk ka marrëveshje!

Liderët nuk prononcohen për media

Takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përfunduar pa marrëveshje.

Pas takimit i cili zgjati më shumë se tre orë, liderët dolën pa dhënë asnjë deklaratë e madje pa u kapur fare nga kamerat që nuk kishin çasje në atë pjesë të Kuvendit ku po mbahej mbledhja.

Liderët kanë zgjedhur që të mos dalin nga hyrja kryesore e Kuvendit por kanë përdorur një hyrje tjetër, siç ka raportuar nga Kuvendi, gazetari i RTV21, Burim Zariqi./21Media

Back to top button