Përfundon vikendi i dizajnerëve

“Vikendit të Dizajnerëve” në ndihmë të nënave dhe fëmijëve

Sot në mesditë përfundon “Vikendi i Dizajnerëve”, i cili filloi dje në sheshin Zahir Pajaziti, ku iu mundësua pjesëmarrjen e dizajnerëve dhe prodhuesve vendor të tekstilit në një treg të hapur.

Në këtë ngjarje dizajnerë të njohur të modës si Valdrin Sahiti, Vjollca Llapashtica, Enkeleida Shatrri, Teuta Matoshi, Flutra Dedinja nga ZAM, Valon Osmani, Mevlyde Llugiqi, Albina Dyla, Ardita Rizvanolli, Egzon Kazagiqi, Soxey dhe të tjerë kanë dhuruar kreacionet e tyre falas të cilat pastaj do të shiten me çmime simbolike në kuadër të tregut të hapur gjatë “Vikendit të Dizajnerëve” në ndihmë të nënave dhe fëmijëve.

Teshavesha është ndërmarrje shoqërore e themeluar nga fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ me qëllim të ngritjes së fondeve për të mbështetur programet shëndetësore për përmirësimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Ideja për Vikendin e Dizajnerëve ka lindur në bashkëpunim të dyqanit bemires Teshavesha dhe Adrian Berishës, dhe mbështetet nga Empower Private Sector dhe KAMA. Ngjarja u organizua nga dyqani bamires Teshavesha dhe mbështetur nga Empower Private Sector dhe KAMA.

Back to top button