Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së 24-të , të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja e Dukagjinit me Feronikelin përfundoi me rezultat 0:2. Ndeshja e  Flamurtarit me Ballkanin përfundoi pa gola.

Nesër takohen Vushtrria – Prishtina  dhe Llapi – Drenica ndërsa të dielën Trepça 89 – Drita dhe Ferizaj – Gjilani.

Të gjitha takimet nisin në orën 17:00. /21Media