Përgënjeshtrohet lajmi për një sulm me raketë balistike
13 Janar 2018
Guvernatori David Ige mohon lajmin
Guvernatori David Ige mohon lajmin
Një alarm i është transmetuar gabimisht banorëve të Hawait në formë paralajmërimi mbi mundësinë e një sulmi me raketë balistike duke i kërkuar të drejtohen pranë zonave të strehimit, një kërcënim i përgënjeshtruar menjëherë nga ana e autoriteteve të arkipelagut.
Në dy postime të veçanta në Twitter, guvernatori i Hawait David Ige dhe agjencia lokale e menaxhimit të situatave emergjente siguruan secili se ky shtet amerikan që shtrihet në Oqeanin Paqësor nuk është i kërcënuar nga një raketë balistike, në një kontekst gjeopolitik mjaft të tendosur shënuar nga kërcënimet me sulme bërthamore të regjimit koreano-verior.