17 aksidente me të lënduar

17 aksidente me të lënduar

Numri i aksidenteve që po ndodhin çdo ditë në Kosovë vazhdon të jetë i lartë. Kështu, vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 34 aksidente trafiku, prej tyre 17 me të lënduar dhe 17 me dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Sipas statistikave të përgjithshme, vetëm të dielën policia rrugore ka shqiptuar 1 mijë e 318 tiketa dënimi për kundërvajtësit në komunikacion, shkruan rtv21.tv.

Ndërkaq, sa i përket veprave të ndryshme penale raportohet se janë arrestuar 13 persona, 10 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit./21Media