Përgjigja e PDK-së për VV-në në lidhje për koalicionin
23 Dhjetor 2020
Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se të gjiha partitë politike, i kanë hequr vijat e kuqe me këtë subjekt politik pasi që sipas tij PDK po forcohet çdo ditë e me shumë.
“Ne jemi po ata të cilët kemi qenë që për neve me rëndësi janë programet politike të cilat realizihen në dobi të qytetarëve e jo interesi i një udhëheqësi partiak apo i një tjetri.”, ka deklaruar ai.
Mbrëmë Glauk Konjufca ga Vetëvendosje ka thënë se ky subjekt politik nuk e favorizon një koalicon me PDK-në por nuk e përjashton, sipas tij përjashtimi ka qenë për vitin 2019.
Sa i përket kësaj Ismaili në konferencën për media ka thënë se Vetëvendosjes do t’i përgjigjen me vota.
“Mund të ju themi që ne do të garojmë si Parti Demokratike e Kosovës, do të dalim si parti fituese dhe mendoj që përgjigjen Lëvizjes Vetëvendojse do të ia japim nëpërmjet votave e jo konferencave për shtyp”, ka deklaruar Ismaili.
Ndryshe ai ka bërë të ditur se kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet që pritet të mbahen brenda 40 ditësh do të jetë Enver Hoxhaj./21Media