Homazhe dhe nderime në vendin e rënies tek udhëkryqi mbi fshatin Opterushë

Homazhe dhe nderime në vendin e rënies tek udhëkryqi mbi fshatin Opterushë

Nesër në Rahovec organizohen aktivitete për shënimin e 19-të vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mic dhe dëshmorëve Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri nga Vushtrria.

Në shënimin e 19’të vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit  Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mic dhe dëshmorëve Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri  nga Vushtrria, Kryetari i Komunës së Rahovecit me bashkëpunëtor, familjar dhe zyrtar të OVL e UÇK-së sot kanë bërë  homazhe, nderime dhe kanë vënë buqët lulesh në vendin e rënies tek udhëkryqi mbi fshatin Opterushë dhe tek shtatoret e t e dy Heronjve të Kombit në qytetin e Rahovecit.

Ndërsa nga ora 12:00 mbahet Akademi përkujtimore dhe program artistik në shtëpinë e kulturës “Mensur Zyberaj” në qytetin e Rahovecit.

Aktivitetet organizohen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës së mesme “Xhelal Hajda-Toni” dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Rahovec.