Përkujtohen të rënët e masakrës së Studimes

“Më shumë shqiptarë janë dënuar për krime lufte sesa serbët”

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku është mbajtur akademi përkujtimore në nderim të 116 martirëve të masakrës së Studimes.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama, tha se sot janë për të përkujtuar masakrën e Studimes që është një nga masakrat më gjenocidale në Kosovë.

Ajo tha se për këtë masakër askush nuk është dënuar ani pse një numër i kryerësve të masakrës dihen.

Sipas saj është anakronike dhe e papranueshme kur e sheh që më shumë shqiptarë janë dënuar për krime lufte sesa serbët.

Kurse në emër të familjarëve të të rënëve Arsim Gërxhaliu, tha se do të vazhdojnë t’i kërkojnë të pagjeturit dhe në të njëjtën kohë kërkoi nga institucionet të bëjnë më shumë në këtë aspekt, pra në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Bajram Qerkini, kryetari i Komisionit për të Pagjetur, tha se kanë kërkesa të mëdha, por është kënaqësi kur i përkujtojmë të rënët e kësaj masakre. Ai tha se kërkesa e tij nga institucionet është për gjetjen e të gjithë familjarëve, por në të njëjtën kohë kërkoi edhe kujdes për familjet e tyre.

Qerkini ka kërkuar nga  institucionet lokale dhe qendrore që sa më shpejt të ndryshohet ligji.

Back to top button