Ambasada Britanike në Prishtinë organizon Ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo ceremoni do të mbahet nga ora 10:30 në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.

Pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar, do të përkujtohen 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR)./21Media