Sot bëhen dy vjet që nga vdekja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Në nderim të veprimtarisë së Vokrrit, sot ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, vendosi kurora me lule te varri i tij.

“Sot në dy vjetorin e vdekjes së legjendes sonë, Fadil Vokrri jemi ardhë që ta bëjmë nderimin për të. Ai ka qenë një njëri shjumë i madh, ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për sportin në Kosovë në faza të ndryshme të jetës së tij, sidomos në pjesën e fundit ku arriti që Kosovën ta fut në pjesën ndërkombëtare në UEFA dhe FIFA”, tha Dumoshi.

Ajo u shpreh se Ministria do ta mbështes amanitin e tij që sportin ta dërgojnë përpara.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi pasi bëri homazhe të varri i legjendës u shpreh se sot është një ditë krenarie e dhimbje pasi që është 2 vjetori i vdekjes së lëgjendës, Fadil Vokrri.

Ai kujtoi edhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm, shkruan rtv21.tv.

“Njerëzit e mëdhaj si është Fadil Vokrri nuk do të vdesin kurrë dhe është frymëzim i gjithë futbollistëve tanë”, tha Ademi.

Sot në ora 13:00 publikohet buceta fituese e shtatores së Fadil Vokrrit, të cilin do ta shpalosin kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi.

Kujtojmë që Fadil Vokrri vdiq mëngjesin e 9 qershorit të vitit 2018 pas një sulmi kardiak të cilin e kishte pësuar gjatë kohës kur ishte duke bërë ushtrime./21Media