Zbulohet monumenti në përkujtim të viktimave të masakrës

Zbulohet monumenti në përkujtim të viktimave të masakrës

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin dhe homologu i tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, zbuluan sot monumentin në përkujtim të viktimave të masakrës së Mynihut, vrasjen e atletëve izraelitë në vitin 1972 në Olimpiadën e Mynihut.

Organizata ”Shtatori i zi”, një grup terrorist palestinez, mori peng pjesëtarët e ekipit olimpik izraelit në Lojërat Olimpike të vitit 1972. Gjatë operacionit të shpëtimit vdiqën 11 atletë dhe një oficer policie gjithashtu u vranë edhe pesë terroristë.

Në ceremoninë e përkujtimores së viktimave të masakrës së Mynihut, morën pjesë gjithashtu, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach dhe kryeministri i shtetit jugor të Bavarisë të Gjermanisë, Horst Seehofer.