Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuar, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete, ku njëri nga ta ka përdorur një armë zjarri.

Si pasojë e përdorimit të armës një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 00:15 në rrugën “Ramiz Curnica” në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./21Media