Një përleshje me armë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në Fushë Kosovë. Me armë zjarri është plagosur një person kurse janë lënduar pesë persona tjerë nga perleshjet fizike, prej tyre dy zyrtarë policor.

Lajmin për portalin rtv21.tv  e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia ka marrë informacionin për një sulm ndaj personave zyrtar në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit ndërsa nga përleshja fizike lëndime trupore kanë pësuar 5 persona prej tyre dy zyrtarë policor. Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor.”, ka thënë  Ahmeti për portalin rtv21.tv

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.”, ka thënë Flora Ahmeti./21Media