Një përleshje me thika ka ndodhur sot në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Në këtë përleshje një person ka mbetur i lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur se janë duke ndërmarr veprime hetimore për këtë rast.

“Me datën: 27.06.2020, rreth orës:11:45, Policia ka pranuar informatën për një rrahje në progres në Rr.Rexhep Luci, në Prishtine. Njësia policore ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe aty ka hasur në personat të cilët dyshohet së janë përfshire në rrahje. Një person raportohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë”, ka konfirmuar Hoxha./21Media