Plagoset me thikë një person

Plagoset me thikë një person

Një person është plagosur si pasojë e një përleshje mes disa personave që ka ndodhur sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

“Në ora 12 :40, kemi marrë informatën se në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë thikë është plagosur një person(shtetas i huaj). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, të cilët aktualisht janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të perfshirë në rast”, ka bërë të ditur Ahmeti./21Media