Një person ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është përleshur me një person tjetër dje në rrugën “Xhemajl Mustafa”, në Podujevë.

Sipas policisë një mosmarrëveshje në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’rast janë përdorur edhe mjete të forta dhe të mprehta.

“Dje rreth orës 17:00, policia  ka marrë informacionin se në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’ në Podujevë,  ka pasur një përleshje në mes të dy personave. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta dhe të mprehta. Nga përdorimi i tyre njëri nga ka marrë lëndime të rënda trupore për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”, ka njoftuar Policia përmes një komunikate.

Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar edhe të dyshuarin: E.H, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilin e ka shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq ka gjetur dhe sekuestruar;

Dy mjete të mprehta ( thika)
Një boks metali
Një shufër metalike, si dhe,
Një  mjet të mprehtë shpues.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është hapur rasti lëndim i rëndë trupor, për tu proceduar më tutje./21Media