Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, prej tyre dy në moshë të mitur.

Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan.

Ata ishin përleshur ndërmjet vete ndërsa tre nga ta kishin pësuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë (dy ata të mitur) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht në mes vete, tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit e mitur janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa, tre të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje./21Media