Përleshje në kryeqytet, një person u bë për spital

 

Një person u lëndua si pasojë e një përleshjeje që ndodhi sonte rreth orës 20:30 në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë. Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, cika bëri të ditur se personi i lënduar u dërgua në QKUK.

“Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person (mashkull,), është lënduar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.”, bëri të ditur Ahmeti.

Ndërkohë, po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./21Media

Back to top button