Përleshje në Prishtinë, arrestohen 4 persona
Një përleshje mes 4 personave ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë rreth orës 16:30.
Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, e cila ka treguar se janë konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë.
“Sot rreth orës 16:30, zyrtarët policor, respektivisht njësiti special, kanë reaguar në një rast të përleshjes në mes të disa personave. Rasti ishte në progres në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë., ku disa persona pasi kishin dalë nga veturat e tyre janë përfshirë në një rrahje. Ka qenë reagimi i shpejtë policor në vendngjarje edhe i zyrtarëve nga stacioni qendra , ai që ka rezultuar me shoqërimin e katër personave të përfshirë në këtë rast, si dhe sekuestrimin e një arme zjarri dhe një thik”, ka thënë Ahmeti.
Aktualisht sipas saj, nga zyrtarët kompetent po trajtohen rrethanat e ngjarjes./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?