Përmbytje të tokave bujqësore në Rahovec si pasojë e reshjeve
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se reshjet e shiut kanë shkaktuar dëmë të tokave bujqësore.
Ai në Facebook ka shkruar se niveli i ujit në Drinin e Bardhë është rritur shumë.
“për shkak të prurjeve të mëdha, kemi përmbytje të tokave bujqësore të mbjella me grurë në fushë të hapur, si në: Gexhë, Xërxë, Malësi e Vogël, Krushë e Madhe, Çifllak…, e nën ujë janë edhe një numër i serrave afër Drinit, me prodhime të gatshme për treg, si: spinaq, qepë, sallata, lakër etj.”, ka deklaruar Latifi.
Ai po ashtu ka thënë se shpreson se do të bjerë niveli i ujit dhe ndërkohë DBPZHR do të bëjë regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve./21Media