Përplasen dy vetura, vdiq njëri nga shoferët

Tre të lënduar

Një 45-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, ndërsa 3 persona të tjerë u lënduan. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor Librazhd-Qaf Thanë, në fshatin Pishkash.

Sipas policisë janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për ndriçimin e shkakut të aksidentit./oranews

Back to top button