Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

Një motoçikletë është përplasur me një veturë, derisa, dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Xheladin Hana në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmeti.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjejësor.

Plicia ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media