Përplasje e ashpër për “Trepçën” ndërmjet deputetëve LVV-PDK

Muja – Shalës: Trepçën e ke shkatërruar ti personalisht me krejt konjekturën tënde. Ti, ti”.-Shala – Mujës: Nuk je askush me drejtuar gisht nga unë, mjerisht je i pa ditur!
Akuza e kundër akuza mes pushtetit e opozitës u shkëmbyen edhe gjatë raportimit të ministres Artane Rizvanolli, në komisionin për Ekonomi. Deputetit i LVV-së Armend Muja dhe kryetarit i këtij komisioni, njëherësh ish-udhëheqës i Trepçës Ferat Shala, janë përplasur ashpër për menaxhimin e Trepçës. Shala konstatoi se në qeverisjen Kurti, Trepça po punon me humbje qe një vit, derisa deputeti Muja e akuzoi atë drejtpërdrejt për siç tha, shkatërrimin e Trepçës.
Për gjendjen në Trepçë, deputeti Armend Muja deputet i VV Muja tha se operimet me humbje kanë ndodhur që nga viti 2016.
Deputeti Vetëvendosjes pikërisht për këtë gjendje, drejtoi gisht nga Shala duke i thënë: “Ti e ke shkatërruar Trepçën”.
“Një korrektësi, Trepça ka punuar me humbje që nga viti 2016, tek tash janë zvogëluar humbjet. Kur kemi ardhur ne në pushtet 5 milionë euro janë paguar borxhe. Trepçën e ke shkatërruar ti personalisht me krejt konjekturën tënde. Ti, ti”, tha Muja.
Lidhur me këtë deputeti Ferat Shala, e quajti të paditur deputetin Muja ,duke shtuar:
“Armend, po më befason, sot çka paske… Armend, seriozisht nuk je askush, as politikisht as intelektualisht, as profesionalisht nuk je. Mundesh me fol me i përdorë kamerat, dhe me drejtuar gisht, por bash askushi s’je hiq. Në as një aspekt me ma drejtuar gishtin. Je një i pa ditur, je një problematik, je ai që i shfrytëzon mediat dhe një djalë që mjerisht e që është fatkeqësi e atyre që të mbajnë në këto pozicione”.
Duke iu referuar rastit të fundit për ngujimin e minatorëve në minerë të Trepçës për disa orë, u kërkua nga ministrja e Ekonomisë, se a ka siguri me furnzimi të rrymës .
“Patëm një rast aksidental para pak ditësh, për që situata është tepër më e rëndë se sa ajo që mendohet. Si do të gjenden gjatë fazës së dimrit minierat nëntokësore, në këtë rast Trepça, por minierat në veri si duken ato nuk kanë problem, sepse po iu rrimë gati me pagesa mirë”, ka thene deputeti Ferat Shala
Komenti për pagesat e rrymës në veri nuk i pëlqeu ministres Rizvanolli. Shtoi se në Trepçë nuk ka ndërprerje të rrymës dhe kjo kompani është në treg të liberalizuar.
“Ky komenti i fundit nuk është fer, por si do që të jetë, e vërteta është se as në Trepçë dhe minierat tjera nuk ka ndërprerje. Trepça është në treg të liberalizuar, është furnizuar rregullisht dhe nuk është prekur nga reduktimet”, tha Artane Rizvanolli-Ministre e Ekonomisë.
Këto komente Rizvanolli i bëri gjatë shqyrtimit të vendimit për vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë. /21Media

Back to top button