Tre persona mbetën të lënduar teksa luhej derbi i kryeqytetit në stadiumin “Elbasan Arena” nga përplasja e tifozëve.

Pre e sulmit ranë edhe dy lokale të qytetit. Pronari i njërit prej tyre tregon të gjithë dinamikën e ngjarjes.

“Ishin 7 çuna, tifozë të vegjël, po shihnin sportin dhe nuk bënë asgjë. 50-70 veta, trimat e Partizanit. Nuk e kuptoj, jemi shqiptarë nuk jemi as serbë. Unë vetë jam arbitër i futbolli, asistent i Federatës Shqiptare të Futbollit. Po shihnim sportin dhe vijnë këta gangsterët, çfarë tu thuash? Shikoje” shprehet ai teksa tregon dëmet në lokal, ku xhamat e lokalit të bërë copë i gjen kudo mbi tavolina./oranews