Përplasje fatale, vdiq shoferi i kamionit

 

Rreth mesnatës, një kamion u ndesh me një kamion tjetër midis kryqëzimeve Eisenach-Ost dhe Eisenach-West në Gjermani.

Shoferi për shkak të plagëve të rënda, vdiq në vendin e ngjarjes. Identiteti i shoferit ende nuk dihet, transmeton rtv21.tv.

Ndërsa, shoferi i kamionit tjetër të përfshirë në aksident pësoi lëndime të lehta.

Aksidenti ndoodhi pas një bllokim trafiku për shkak të reshjeve të borës./21Media

Back to top button