Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur dje rreth orës 02:37 pas mesnatës në Viti.

Ankuesi ka raportuar se tre-katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur cigare nga një kioskë.

“Njësitë e policore kanë reaguar me shpejtësi dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri, me ç’rast edhe zyrtarët policorë kanë përdorur armët e zjarrit”, ka bërë të ditur policia.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar gjashtë gëzhoja. Ndërsa, nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe IPK-ja./21Media