Një përplasje e armë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Velipojë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se dy automjete në lëvizje kanë hapur zjarr ndaj njëra-tjetrës dhe më pas janë larguar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali.

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tyre, duke bërë të mundur kapjen në pyll të një prej autorëve së bashku me mjetin e tij.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë e për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Deri tani nuk është verifikuar ndonjë i plagosur  nga konflikti me armë. /oranews