Pas përplasjeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës, rreth temës së personave të pagjetur, Komisionit për të Drejtët e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur e peticione ka diskutuar edhe sot në mbledhje rreth nevojës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Deputetja Saranda Bogujevci tha se duhet krijuar agjendë me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur, në mënyrë që komisioni parlamentar të jap kontribut.

Të krijojmë agjendë me komisionin qeveritar. Mendoj pa fajin e komisionit qeveritar, për shkak të angazhimeve të tyre po besim prapa me te dhënat e reja rreth proceseve. Duhet të gjejmë mënyrën si te kontribuojmë në këta drejtim”, tha ajo.

Në këtë mbledhje nuk la pa u përmendur edhe debati i djeshëm, e që sjelli një përplasje në mes të Bogujevcit me Teuta Haxhiun e AAK-së dhe Saranda Musliun e LDK-së, ku Bogujevcit ju tha se po përsëritë të njëjtat gjëra për vite me radhë.

Bogujevci reagoi kur për të u tha se “po viktimizohet”.

Ti nuk ke të drejtë me me thonë, nuk viktimizohem. Është e turpshme”, ishte reagimi i deputetes së Vetëvendosjes.

E Musliu e LDK-së kërkoi që të ketë unitet në mes partive politike në Kosovë, për çështjen e zbardhjes së personave të pagjetur.

Asnjëherë nuk është ezauruar kjo çështje, mendoj qe zv.kryeministri Selmanaj ka dhënë atë çka është brenda kompetencave të tij. Brenda mundësive ai aq ka informacion aq ka dhënë. Kërkojmë të punojmë, të thërrasim edhe komisione përkatëse, po shohim që ka gjetje ty e të reja, duhet të kemi unitet, se kjo çështje nuk i përket një partie politike. Të krijojmë një bashkëpunim. Mos ta politizojmë, nuk është çështje për të marrë poena politik”, tha Musliu.

Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, tha se Serbisë nuk po i kërkohet llogari për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Me Serbinë po bisedohet butë nuk po kërkohet llogari. Krejt deklaratat e zyrtarëve aktual të Serbisë janë mohues të gjenocidit në rajon dhe Kosovë. Të mos lejojmë të rishkruhet ajo çka ka ndodhur, në Kosovë k ndodhur spastrim etnik”, tha ajo.

E sipas kryetares së komisionit, Duda Balje, Kosova duhet të jetë e bashkuar përballë Serbisë sa i përket kësaj teme.

Këtu ne kemi Beograd dhe Prishtinë, vetëm bashkë si Kosovë mundemi, ne jemi viktima, kjo është pozita e Kosovës”, tha Balje.