Kaloni te përmbajtja kryesore

Përplasje mes kandidatëve të Deçanit: “Nuk dua të diskutoj me ty”, “Je arrogant”

Në debatin zgjedhor në RTV21, dy nga kandidatët për kryetar të Komunës së Deçanit, Jeton Mushkolaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD), u përfshinë në një përplasje verbale që nxori në pah dallimet e theksuara mes tyre.

Mushkolaj kritikoi Kuçin për angazhimin e saj në mandatin e kaluar si anëtare e asamblesë komunale, duke theksuar jo vetëm pasivitetin e saj, por edhe afërsinë me kryetarin aktual të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Katër vjet ke qenë në asamble dhe zëri yt nuk është dëgjuar. Unë nuk jam ulur kurrë në tavolinë me Bashkim Ramosajn, siç ke qenë ti. Nuk dua të diskutoj me ty, sepse nuk të shoh askund në horizont”, tha Mushkolaj.

Në përgjigje, Kuçi reagoi ashpër ndaj deklaratës së Mushkolajt, duke e akuzuar për arrogancë dhe përpjekje për të minimizuar kundërshtarët politikë.

“Qytetari i Deçanit më sheh. Ti më shumë je duke më parë mua si problem sesa Bashkimin. Je arrogant, Jeton. Nuk mund t’i thuash një kandidateje që nuk e sheh në fokus. Kjo është arrogancë”, deklaroi Kuçi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button