Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës sot po shqyrtohen disa marrëveshje ndërkombëtare të qeverive paraprake.

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi në seancës e sotme e ka quajtur qeverinë e Avdullah Hotit “qeveri koti” dhe vetë kryeministrin “koti”.

Lidhur më këtë reagoi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi duke kërkuar që deputeti të largohet nga salla pasi që po përdorë gjuhë joparlamentare dhe e ofendoi kryeministrin, Avdullah Hotin, shkruan rtv21.tv.

Qeveri “koti” në Kuvend e quajti edhe deputeti, Rexhep Selimi duke thënë se gjuha e Abrashit ishte gjuhë parlamentare dhe nuk tha asgjë të keqe.

Gashi tutje i ka kërkuar kryeparlamentares Vjosa Osmani ta hedhë në votim largimin nga salla të deputetit Abrashi.

Por, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se Administrata e Kuvendit nuk ka vlerësuar se mund të kërkohet mocion procedural për deputetin Artan Abrashi lidhur me këtë çështje.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës i ka thënë shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit, se bashkë me fjalën “koti” në komision do ta çojë edhe që i ka thënë duke bërtitur “a je normal” kur janë ndalur mikrofonat në Kuvend.

“Në të njëjtën kohë duhet të konstatojë kur ju më thatë me tonin e ngritur “a je normal” se a është shkelje e rregullore, sepse këtu kishte më shumë se 20 dëshmitarë. Do të kërkojë nga i njëti komision përkatës të konstatojë”, ka thënë Osmani./21Media