Përgjigjia qëndron tek avujt që qepa përmban

Përgjigjia qëndron tek avujt që qepa përmban

Çdokush që ka provuar të gatuajë një vakt që përmban qepë, e ka përjetuar ndjesinë e djegies së syve dhe lotëve që dalin ndërsa po e prisni atë.

Por përse na bën qepa të qajmë?

Përgjigjia qëndron tek avujt që qepa përmban.

Kur ju prisni një qepë, ju jeni duke prerë edhe qelizat e saj të cilat më pas lëshojnë përmbajtjen e tyre.

Enzimat më pas bashkohen me acidet sulfenike dhe prodhojnë përbërje squfuri të cilat përhapen drejt e në sytë tuaj.

Ky gaz i bezdisshëm bashkëvepron me lëngun në sytë tuaj dhe formon acidin sulfurik i cili ju shkakton lotë.

Megjithatë ka disa mënyra sesi ta shmangni këtë ndjesi.

Vendoseni qepën në mikrovalë për 30 sekonda para se ta prisni dhe ajo do të çaktivizojë enzimat që shkaktojnë djegien.

Mënyra të tjera për të shmangur lotët nga qepa

Priteni qepën në ujë të rrjedhshëm

Ftoheni qepën përpara se të filloni ta prisni

Lageni me ujë thikën gjatë kohës që prisni qepën

Ndizni një ventilator për të shpërndarë përbërjet e squfurit

Përdorni një enë të posaçme për prerjen e qepës…

ose vendosni syze për të mbrojtur sytë tuaj.