Tollovia vazhdon të mbizotërojë në pikën  Ipkos në Prishtinë

Tollovia vazhdon të mbizotërojë në pikën  Ipkos në Prishtinë

Ndeshja e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në mes të përfaqësueses së Kosovës dhe Maltës më 11 tetor ka shkaktuar radhë të gjata para pikës qendrore të shtijes së biletave.

Dje ishte dita se kur janë hapur pikat e shitjes për bileta për ndeshjen Kosova – Malta në ora 17:00.

Por, nuk ka shkuar asgjë mbarë, pasi në shumë pika në Prishtinë, Gjilan e Ferizaj ka pasur pritje të gjata e parregullsi, ku është dashur edhe intervenimi i policisë.

Por duket se pritjet e gjata po vazhdojnë edhe sot,  në pikën e Ipkos në Prishtinë në sheshin “Nëna Terezë”, shihet se asgjë nuk ka ndryshuar prej mbrëmë, ku tollovia vazhdon të mbizotërojë në këtë pikë të shitjes.

Shumë qytetarë janë grumbulluar para hyrjes për të blerë biletat të cilat do të kushtojnë prej 2 deri në 50 euro.  Biletat do të kushtojnë nga 2 euro për veri dhe jug, 3 euro për tribunën në lindje dhe 5 e 10 euro për perëndim, derisa biletat VIP do të kushtojnë 50 euro. Një person mund të blejë vetëm 5 bileta, është thënë në  njoftimin e FFK-së. / 21Media