Tërmeti i pasdites raportohet se u ndje në tërë kryeqytetin kroat

Tërmeti i pasdites raportohet se u ndje në tërë kryeqytetin kroat

Në orën 16:16 në Zagreb u regjistrua një tërmet i ri dhe sipas të dhënave të para, 17 njerëz u lënduan nga tërmetet që goditën vendin sot në mëngjes.

Autoritetet kroate raportojnë se një 15-vjeçare është në gjendje kritike dhe se mjekët po luftojnë për jetën e saj.

Sipas mediave kroate, tërmeti i pasdites u ndje shumë në pothuajse në të gjithë Zagrebin.

Për shkak të tërmetit, shumë njerëz nga Zagrebi u drejtuan për në bregdet, kryesisht në drejtim të Rjekës, por së shpejti të gjitha pikat e kontrollit u mbyllën dhe ata që arritën të hyjnë në disa nga qytetet bregdetare u vendosën 14 ditë në izolim për shkak të koronavirusit.